FSHF prezanton mundësitë e praktikave profesionale në panairin e punës të TBU - FSHF

FSHF prezanton mundësitë e praktikave profesionale në panairin e punës të TBU

Federata e Futbollit ishte për të dytin vit radhazi pjesë e panairit të punës të organizuar nga Tirana Business University, duke prezantuar programin e saj të internship-it dhe hapësirat e zhvillimit profesional që ofron për studentët dhe të rinjtë.

Gjatë panairit, përfaqësues të FSHF-së informuan studentët mbi programet e praktikës, strukturat dhe departamentet ku ata mund të angazhohen, si dhe mbi eksperiencën praktike që ofron institucioni. Studentët që bëhen pjesë e programit të internship-it kanë mundësinë të punojnë ngushtë me profesionistë të fushës, të përfshihen në projekte konkrete dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

Pjesëmarrja e FSHF-së në panairin e punës të TBU është një tjetër hap në angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për të mbështetur të rinjtë në hapat e parë të karrierës së tyre profesionale. Prej 3 vitesh, Federata ka ndërtuar dhe zhvilluar programin e praktikave, ku dhjetëra studentë kanë fituar eksperiencë dhe një pjesë e tyre janë integruar më pas me kontrata pune në strukturat e FSHF-së.

Të gjithë studentët dhe të rinjtë e interesuar për t’u bërë pjesë e programit të internship-it mund të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected].

 


Duke kontrolluar karten...