FSHF, Presidenti Armand DUKA përcjell ngushëllimet për ndarjen nga jeta të YMER PAMPURIT! - FSHF

FSHF, Presidenti Armand DUKA përcjell ngushëllimet për ndarjen nga jeta të YMER PAMPURIT!

 
 
Presidenti i FSHF-së, Armand DUKA i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të ish-kampionit olimpik Ymer Pampuri për ndarjen e tij të parakohëshme nga jeta. Gjithashtu, ai vetë personalisht, si dhe në emër të të gjithë Komunitetit të Futbollit i përcjell gjithashtu ngushëllimet e tij familjes së shtangës shqiptare për këtë humbje të madhe, jo vetëm për ta, por për të gjithë sportin shqiptar. Kontributi i Ymer Pampurit ka qenë i pazëvendësueshëm duke cuar Shqipërinë në podin e medaljes olimpike, duke thyer rekordin olimpik në Olimpiadën e Mynihut të vitit 1972. Kujtimi i tij do të mbetet gjatë në memorien e shumë brezave.
 

Duke kontrolluar karten...