FSHF organizon edicionin e radhës të kursit për Drejtor Sportiv, hapen aplikimet - FSHF

FSHF organizon edicionin e radhës të kursit për Drejtor Sportiv, hapen aplikimet

Federata e Futbollit organizon edicionin e radhës të kursit për Drejtor Sportiv, i cili do të nisë në muajin shkurt 2026. Ky program edukimi synon të përgatisë profesionistë të aftë për menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të klubeve të futbollit.

Kursi do të zhvillohet nën drejtimin e specialistëve të Sektorit të Edukimit në FSHF dhe do të nisë më 16 shkurt, ndërsa përfundimi i tij është planifikuar më 1 maj 2026, me ceremoninë zyrtare të diplomimit.

Programi i kursit do të zhvillohet në gjashtë blloqe mësimore, sipas këtij kalendari: 16–19 shkurt, 16–19 mars, 14–17 prill, 11-13 maj, 20 maj provimi përfundimtar dhe 25 maj ceremonia e diplomimit.

Drejtori Sportiv është një nga personat më të rëndësishëm në një klub futbolli, që kujdeset për menaxhimin e ekipit të tij, procesin e licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj.

Kriteret për pranimin në kursin për Drejtor Sportiv janë:

* Të jenë nënshtetas shqiptarë

* Të kenë moshën minimale 25 vjeç, të plotësuar në datën e afatit të aplikimit

* Aplikimi mund të kryhet individualisht nëse kandidati zotëron diplomën e Universitetit të Sporteve

* Shkresë përcjellëse nga klubi ose akademia që përfaqëson

* Çertifikatë shëndetësore e lëshuar nga organi përkatës, e marrë brenda 3 muajve të fundit

* Dy fotografi pasaporte

* Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës

* Numër kontakti

Kërkesa për aplikim, së bashku me dokumentacionin e kërkuar, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected] . Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është data 6 shkurt 2026. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të pranohen.


Duke kontrolluar karten...