FSHF njofton klubet për fondin e solidaritetit - FSHF

FSHF njofton klubet për fondin e solidaritetit

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet, median dhe opinionin sportiv, në lidhje me fondin e solidaritetit, që UEFA ka akorduar për klubet e Kategorisë Superiore. Ky fond, akordohet nga përfitimet e Champions League për edicionin 2015-16. Ai do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për skuadrat që morën pjesë në Kategorinë Superiore për edicionin 2014-2015. Nuk do të përfitojë nga ky fond skuadra e Skënderbeut e cila ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të UEFA Europa League të edicionit 2015-2016. Shuma e e akorduar nga UEFA është afërsisht 486 300 euro. Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54.000 euro.

Sot, FSHF është njoftuar zyrtarisht për këtë fond me anë të një shkrese që ka mbërritur nga UEFA. Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekt për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera. Gjithashtu në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues. Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF. Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017.

Po sot të gjitha klubeve të Kategorisë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit i ka nisur një shkresë zyrtare ku i sqaron në lidhje me proçedurat dhe ecurinë e proçesit të pagesës së solidaritetit, në mënyrë që të jenë të qartë për mënyrën se si do të proçedohet.