FSHF/ Një kujtim i paharruar për Legjendën Panajot Pano! - FSHF

FSHF/ Një kujtim i paharruar për Legjendën Panajot Pano!

7 vjet më parë, futbolli shqiptar humbi një ikonë të madhe, legjendën Panajot Pano. 18 vjet kontribut, emocione dhe histori e skalitur në memorien e futbollit shqiptar. Panajot Pano ka luajtur në radhët e Partizanit, me të cilën ka qenë prezent në fushë në 210 ndeshje, dhe ku ka shënuar 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa , ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola. Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë të kujtojë gjatë dhe në vite figurën e Panajot Panos. Kujtimi dhe emri i tij kurrsesi nuk mund të harrohen lehtë, edhe pse vitet kalojnë. Legjenda Panajot Pano do të mbetet gjithmonë i paharruar, si një faktor dominues absolut në atë periudhë të futbollit shqiptar.


Duke kontrolluar karten...