FSHF nis në UEFA dosjen për organizimin e finales së Superkupës Europiane! - FSHF

FSHF nis në UEFA dosjen për organizimin e finales së Superkupës Europiane!

Dokumentacioni i plotë i FSHF-së për organizimin e finales së Supërkupës së vitit 2019 u nis sot për në UEFA, si dhe u hodh elektronikisht në platformën e tyre.Pas një pune shumë voluminoze disa mujore FSHF ka plotesuar dosjen e aplikimit për “UEFA Super Cup 2019” në të gjitha seksionet përkatëse. Materialet voluminoze të aplikimit lidhen me angazhimet që Federata sëbashku me ente të tjera shtetërore duhet të marrin përsipër për qëllime të eventit. Ftesës së FSHF për bashkëpunim i janë përgjigjur pozitivisht pjesa më e madhe e aktorëve të interesuar nga të cilët gjejmë rastin të falenderojmë veçanërisht Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkinë Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, Inspektoratin e Kontrollit e Monitorimit të Tregut, Agjencine Kombëtare të Turizmit etj. Këto institucione kanë kontribuar në plotësimin e kërkesave të UEFA-s për organizimin dhe mbarëvajtjen e Superkupes së Europes duke ofruar bashkëpunim maksimal me FSHF. Po kështu edhe Kryeministria ka luajtur rolin e saj shumë deciziv për gjithcka kërkohet për të plotësuar dosjen e cila sot u dërgua në UEFA. Kjo dosje e kandidaturës së Shqipërisë do të analizohet nga UEFA dhe në shtator do të merret vendimi për fituesin nga Komiteti Ekzekutiv i saj.