FSHF, minifutboll për njerëzit që nuk dëgjojnë
11/04/2016 7:49 PM
Një turne minifutbolli për njerëzit që nuk dëgjojnë të inkuadruar në shoqatën ANAD. Aktiviteti i rrallë për llojin e vet por me përmasa ndërkombëtare për njerëzit me aftësi të kufizuar do të zhvillohet më datë 30 prill në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Federata Shqiptare e Futbollit, do të jetë një ndër mbështetëset e fuqishme të këtij aktiviteti, duke financuar udhëtimin, akomodimin dhe pajisjen me bazë materiale të pjesëmarrësve në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku, ky turne është një ngjarje krejtësisht e veçantë: “Aktiviteti që do të organizohet në Kosovë dhe që ka mbështetjen tonë, është një ngjarje krejtësisht e veçantë. FSHF-ja do t’u mundësojë pjesëmarrësve në këtë turne gjithçka ata kanë nevojë dhe duke kontribuar kështu sadopak në integrimin e kësaj kategorie me pjesën tjetër të shoqërisë nëpërmjet aktiviteteve të tilla që marrin një vlerë shumë të madhe”, – tha Shulku.