Federata Shqiptare e futbollit organizoi diten e sotme një takim sensiblizues në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Në këtë mbledhje përvec disa prej drejtuesve më të lartë të federatës, arbitrave dhe asitentëve kryesorë ishin të pranishëm edhe kapitenët e skuadrave të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Një takim sensibilizues që shërbeu për të ndarë mendime dhe opinione për një klimë sa më “fair play” në futbollin shqiptar, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga rifillimi i kampionatit.
Fjalën fillimisht e mori Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku. Më pas topi kaloi te protagonistët e vërtetë gjyqtarët më të mirë të kampionatit si Lorenc Jemini apo Enea Jorgji. Nga kapiteni i Kukësit tek ai i Partizanit për të vazhduar me atë të Vllaznisë. Rrahman Hallaci, Alban Hoxha dhe Ndricim Shtubina nuk shquhen si lojtarë problematikë për gjyqtarët dhe mendimi i tyre është shumë i vlefshëm. Pasi folën të gjithë protagonistët në fund fjalën e mori sërish Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili zbuloi edhe një risi të federatës. Institucioni më i lartë i futbollit shqiptar ka vendosur psikologë në dispozicion të gjyqtarëve pasi duhet te themi se Niveli i arbitrimit në Shqipëri ka ardhur në rritje gjatë 2 apo 3 viteve të fundit. Pikërisht për të folur mbi këtë cështje dhe për të ndarë mendime të përbashkëta që mund të përmirësojnë akoma edhe më shumë nivelin e arbitrimit në Kategorinë Superiore por edhe në ligat më të ulta.

















