FSHF dhe zyra përkatëse kanë mbledhur sot klubet e Superiores në një takim informativ dhe shpjegues në lidhje me kushtet e liçensimit të tyre, sipas kritereve që janë përcaktuar dhe që kanë afatet përkatëse nga UEFA. Përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore u njohën në mënyrë të detajuar nga zyrtari i FSHF-së, Eduard Gjini i cili mbulon tërësisht asistencën e klubeve për liçensimin në FSHF. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve u njohën realisht me të gjitha kriteret që duhen të përmbushin në mënyrë të padiskutueshme brenda afateve të përcaktuara. Kriteret Financiare, ato infrastrukturore, kriteret sportive dhe ato të administratës iu detajuan zyrtarëve të klubeve për ti vënë menjëherë në zbatim brenda limiteve që kërkohen.

















