Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar zyrtarisht Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në qendrimin e saj zyrtar dhe kundërshton hapur procedurën për propozimin e kandidaturave. Referuar vendimit më të fundit të KOKSH sa i përket zgjedhjeve të organeve drejtuese në Komitetin Olimpik.
Mëposhtë percjellim edhe përgjigjen zyrtare të FSHF-së:
Të nderuar zotërinj!
Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar me datë 06.06.2017 shkresa e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Nr.105 Prot datë 30.05.2017 përmes të cilës njoftohemi për zhvillimin e Asamblesë së përgjithshme të KOKSH. Bashkëlidhur njoftimit ishin formularët e akreditimit dhe formularët e propozimit të Kandidaturave.
Në përputhje me afatet e përcaktuara nga Komiteti Ekzekutiv, Federata Shqiptare e Futbollit paraqiti formularët pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Sakaq, në datën 20.06.2017, na është komunikuar shkresa 105/96 Prot përmes të cilës informohemi mbi mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH në të njëjtën datë e ku kërkohet që çdo anëtar me të drejtë vote ka të drejtë të propozojë jo më shumë se një kandidat.
Gjejmë rastin të shpjegojmë se Federata Shqiptare e Futbollit, në referim të nenit 16 të Statutit të KOKSH, ka propozuar vetëm një kandidat për postet e parashikuara nga pika 2 e këtij neni, arsye për të cilën nuk shihet e arsyeshme të rishikohet ndonjë propozim.
Me respekt
Ilir SHULKU
Sekretar i Përgjithshëm i FSHF

















