FSHF konfimon: Nuk ka shtyrje të ndeshjes - FSHF

FSHF konfimon: Nuk ka shtyrje të ndeshjes

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit shqiptarë dhe mediat, se ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht, ndeshja Shqipëri-Izrael, do të luhet në “Elbasan Arena”, më datë 12 nëntor, ora 20.45. Çdo lajm tjetër, që ka nisur të qarkullojë në portale të ndryshme për shtyrjen e saj në një datë tjetër, është krejtësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë reale. FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm sëe ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA-s për arsye sigurie.

Federata Shqiptare e Futbollit, i kërkon edhe medias që ti referohet qëndrimit të saj zyrtar, përpara se të publikojë lajme që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Ndërkohë FSHF, njofton sportdashësit se ka nisur proçesi i shitjes së biletave për në “Elbasan Arena”.