FSHF, JA STACIONET KRYESORE TE EVENTEVE - FSHF

FSHF, JA STACIONET KRYESORE TE EVENTEVE

Federata Shqiptare e Futbollit vijon me turin e saj të ngjeshur të aktiviteteve, të cilat përkojnë jo vetëm me stacionet e fundit të garave në secilin kampionat, por paralel edhe me nismat e saj të ndërrmara për prioritetet e shpallura. Kjo javë do të nisë me takimet e futbollit të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, në një kohë që një gamë e gjërë eventesh do të jetë prezente në ditët, sipas programit të mëposhtëm:

E hënë 15 maj

Kategoria Superiore e Futbollit– Ndeshjet e Javës së 34-të. Do të luhen sipas programit nga Sektori i Garave edhe takimet për këtë javë, të cilat u spostuan të gjitha për këtë të hënë. Kukësi kryesues do të luajë me Korabin, Partizani udhëton në transfertën e Vlorës, Skënderbeu pret Tiranën, Luftëtari luan në fushën e tij me Teutën, ndërsa Laçi po në fushën e tij do të luajë me Vllazninë.

Ndërkaq,po të hënën në orën 16.00 do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet takimi Sopoti-Elbasani, i vlefshëm për Kategorinë e Parë.

Komisioni i Disiplinës– Gjatë ditës së hënë pritet që të mblidhet jashtë radhe në një mbledhje edhe Komisioni i Disiplinës, në një kohë që pas zbardhjes së vendimeve nga ana e Sekretariatit Teknik, vendimi do të bëhet publik në faqen zyrtare të FSHF-së në Web.

E martë 16 maj

Akademia e Arbitrimit – Vlorë, ora 12.00– Pas Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë, nisma më e fundit e FSHF-së për Akademinë e Arbitrimit do të prezantohet ditën e martë, edhe për studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Ky është edhe stacioni i fundit i prezantimit për këtë projekt ambicioz të FSHF-së, në lidhje me ngritjen e një Shkolle të mirëfilltë arbitrimi, një nismë që ka suportin kryesor të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në Universitetin e Vlorës, një trupë e sektorit të arbitrimit, dhe e zyrtarëve të FSHF-së do të sqarojë në detaje se çfarë do të ndodhë me këtë Akademi, ku deri tani rregjistrimet kanë shkuar në afro 200 të rinj e të reja.

E mërkurë 17 maj

Pas mbylljes së turit të prezantimeve në rrethe, në lidhje me Akademinë e Arbitrimit, Koordinatori kryesor i projektit Sokol Jareci, dhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, njëhereësh anëtari i KE, Tahir Kastrati do të dalin përpara mediave në një Konferencë Shtypi në ambjentet e FSHF-së në orën 10.30, për konkluzionet e turit promocional për Akademinë dhe pikat e tjera për nisjen e projektit, duke iu përgjigjur edhe interesit të gazetarëve.

U-21/ Dy ndeshje miqësore/Skuadra kombëtare U-21 e trajnerit Alban Bushi që ka nisur një tur disa-ditor grumbullimi do të zhvillojë ditën e mërkurë dy ndeshje miqësore me Besën dhe Erzenin, ku trajneri Bushi do të testojë në këto dy ballafaqime miqësore dy grupe lojtarësh në dy formacione të ndryshme.

U-15/ Nis grumbullimi/ Në vazhdën e punës së skuadrave kombëtare të futbollit, në ambjentet e FSHF-së në orën 11.30 do të mbajë një Konferencë për shtyp, traineri i skuadrës kombëtare U-15, Eqerem Memushaj. Ai do të bëjë publike edhe objektivat dhe planin për këtë grumbullim të kësaj moshe, teksa do të shpallë edhe emrat e lojtarëve me të cilët do të realizojë edhe këtë fazë grumbullimi.

E enjte 18 maj

Promocioni i lojës në shkollat 9-vjeçare– Pas nisjes së turit nëpër shkollat e ndryshme 9-vjeçare, dhe startit në shkollën “Emin Duraku”, FSHF këtë javë do të zhvillojë një tjetër takim promovues në shkollën 9-vjeçare “Fan NOLI”. Në prezencën e lojtarëve dhe ish-lojtarëve, do të zhvillohet aktiviteti me skuadrën e kësaj shkolle, ku ky event do të udhëhiqet nga një bashkëbisedim me nxënësit, pasioni i futbollit për të cilët është jashtëzakonisht i madh. FSHF, një tur të tillë do ta nisë në shkollat e kryeqytetit dhe të gjithë vendit, pasi një tjetër prioritet maksimal mbetet futbolli natyrisht edhe futbolli i fëmijëve.

E premte 19 maj

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e radhës/ Këtë të premte do të mblidhet organi vendimmarrës në FSHF, Komiteti Ekzekutiv ku do të diskutojë mbi disa propozime dhe projekte që do të vijnë nga Departamentet përkatëse në FSHF, dhe ku presin edhe miratimin dhe OK-in e anëtarëve. Vendimet më pas do të zbardhen dhe do të bëhen publike në faqen zyrtare të FSHF-së në Web dhe në facebook.

Work-Shop në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me FSHF, me temën: “Futbolli dhe sfidat e kohës”

Një iniciativë e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Futbollit do të konkretizohet këtë të premte në Elbasan në orën10.30, në një seminar një-ditor me temën përkatëse:

 “Futbolli dhe sfidat e kohës”. Në këtë work-shop, zyrtarë të FSHF-së, pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të Universitetit të Sporteve “Tirana”, dhe të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër do të referojnë me materialet e tyre përkatëse në lidhje me futbollin dhe sfidat e kohës që has ky sport. Ky seminar synon të inkurajojë diskutimin rreth sfidave konkrete që ndeshen sot në futbollin shqiptar, të nxisë debatin mbi gjetjet e reja dhe praktikat më të mira të futbollit, të krijojë mundësi për të shkëmbyer ide novative që u çelin udhën zhvillimeve të qëndrueshme në fushën e sportit, si edhe të nxisë iniciativa për zgjerim të mëtejshëm të bashkëpunimit midis pjesmarrësve.

E shtunë 20 maj

Në ambjentet e Hotel “Adriatik” në Durrës do të zhvillohet këtë të shtunë edhe KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE me këtë temë:

“SPORTI BALLKANIK- ZHVILLIME DHE PERSPEKTIVA”,me prezencën e Presidentit Armand DUKA dhe trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit Gianni de Biazi.

Presidenti i FSHF-së Duka pritet të përcjellë edhe mesazhin e tij përshëndetës për këtë Konferencë, teksa më pas trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi do të referojë për disa minuta një temë në lidhje me etapat, ecurinë, dhe mentalitetin e fituesit që çoi Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian në Francë 2016.


Duke kontrolluar karten...