Federata Shqiptare e Futbollit eshte totalisht e impenjuar per perfundimin e punimeve ne “Arena Stadium”, te Elbasanit. Krahas perfundimit te punimeve, nje grup pune i drejtuar nga Presidenti Armand Duka dhe i perbere nga specialiste te fushave te ndryshme ne FSHF, per cdo dite po bashkepunojne me ndertuesit per detajet dhe hollesite e fundit. Te shtunen, ne Elbasan disa specialiste te FSHF, te drejtuar nga Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku kane pare nga afer ecurine e punimeve, ku nje pjese te rendesishme e ka zene zona e medias, tribuna VIP, vendosja e stolave dhe detaje te tjera. “Konsulta te tilla profesionale, na sherbejne per te njohur sa me mire situaten dhe per te rakorduar veprimet, ne menyre qe te realizojme gjithcka ne kohe” – deklaroi Sekretari Shulku per webin zyrtar te FSHF.

















