Eleminatoret e Kupës së Botës, për turin e parë të femrave (Grupi B) i janë besuar sërish Shqipërisë në organizimin e saj. Për 5 ditë me radhë, nga data 6 deri në datë 11 prill FSHF do të organizojë edhe ndeshjet e grupit B të këtyre eleminatoreve, ku në të bëjnë pjesë edhe Kosova, Malta dhe Greqia. Sikundër edhe në dy eventet e mëparëshme, Shqipërisë i është besuar sërish organizimi i këtyre takimeve që do të luhen në Elbasan dhe në Tiranë. Aparati administrativ dhe organizues i FSHF-së ka përgatitur çdo gjë në detaje për të një ecuri të shkëlqyer të këtyre eleminatoreve. Skuadra kombëtare A e femrave prej ditësh është e grumbulluar në Elbasan. Takimi I parë hapës eleminator është në 6 prill ora 12.00 në “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në të gjitha ndeshjet e këtij grupi, në të dyja stadiumet hyrja do të jetë FALAS për të gjithë ata që do të ndjekin këto takime.

















