FSHF finalizon projektin: "TOPI YT" - FSHF

FSHF finalizon projektin: “TOPI YT”

Federata Shqiptare e Futbollit ka finalizuar sot në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, projektin “Topi Yt”. Fjalën e hapjes në këtë ceremoni entuziaste, e ka mbajtur Sekretari i Përgjithshem i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi këtë risi në të mirë të futbollit kombëtar, ku do të furnizohen të gjitha ekipet me topa falas.  Ky aktivitet i bukur dhe plot emocione pati në mesin e saj dy ish-futbollistë të kombëtares, Alban Bushin dhe Erjon Bogdanin, të cilët tashmë drejtojne përfaqesueset e moshes U21 dhe U19. Ata iu përgjigjen kuriozitetit të fëmijëve në lidhje me futbollin. Fëmijet u gëzuan edhe më shumë nga performanca e xhonglerit të famshëm, jo vetëm në vendin tonë, Fabian Duro. Mëposhtë janë detajet mbi tërheqjen e topave, sasinë, shpërndarjen etj:

DATAT E TËRHEQJES SË TOPAVE

3 – 4 Korrik                Kategoria Superiore

5 – 6 Korrik                Kategoria e Pare  

7 – 8 Korrik                Kategoria e Dyte

10 – 11 Korrik            Moshat Superiore

12 – 13 Korrik            Moshat Kategoria e Pare

14 e vazhdim            Liga Amatore dhe moshat

KUOTAT QË DO TË MARRIN KLUBET

10 klubet e Superiores                               40 topa

20 klubet e Kategorisë së Parë                  40 topa

26 klubet e Kategorisë së Dytë                   40 topa

20 klubet e U-19 Superiore                         30 topa

20 klubet e U-19 Kategoria e Parë              30 topa

20 klubet e U-17 Superiore                         30 topa

20 klubet e U-17 Kategoria e Parë              30 topa

10 Skuadrat e futbollit të femrave                30 topa

  6 skuadrat e U-15 rajonale                        20 topa

  6 skuadrat e U-17 rajonale                        20 topa

ZYRAT RAJONALE – SHPËRNDARJA

40 skuadrat e U-7                                          10 topa

59 skuadrat e U-9                                          10 topa

125 skuadrat e U-11                                      10 topa

164 skuadrat e U-13                                      20 topa

136 skuadrat e U-15                                      20 topa

  68 skuadrat e U-17                                      20 topa

  34 skuadrat e U-19                                      20 topa              


Duke kontrolluar karten...