Federata Shqiptare e Futbollit ka finalizuar sot në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stermasi”, projektin “Topi Yt”. Fjalën e hapjes në këtë ceremoni entuziaste, e ka mbajtur Sekretari i Përgjithshem i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili vlerësoi këtë risi në të mirë të futbollit kombëtar, ku do të furnizohen të gjitha ekipet me topa falas. Ky aktivitet i bukur dhe plot emocione pati në mesin e saj dy ish-futbollistë të kombëtares, Alban Bushin dhe Erjon Bogdanin, të cilët tashmë drejtojne përfaqesueset e moshes U21 dhe U19. Ata iu përgjigjen kuriozitetit të fëmijëve në lidhje me futbollin. Fëmijet u gëzuan edhe më shumë nga performanca e xhonglerit të famshëm, jo vetëm në vendin tonë, Fabian Duro. Mëposhtë janë detajet mbi tërheqjen e topave, sasinë, shpërndarjen etj:
DATAT E TËRHEQJES SË TOPAVE
3 – 4 Korrik Kategoria Superiore
5 – 6 Korrik Kategoria e Pare
7 – 8 Korrik Kategoria e Dyte
10 – 11 Korrik Moshat Superiore
12 – 13 Korrik Moshat Kategoria e Pare
14 e vazhdim Liga Amatore dhe moshat
KUOTAT QË DO TË MARRIN KLUBET
10 klubet e Superiores 40 topa
20 klubet e Kategorisë së Parë 40 topa
26 klubet e Kategorisë së Dytë 40 topa
20 klubet e U-19 Superiore 30 topa
20 klubet e U-19 Kategoria e Parë 30 topa
20 klubet e U-17 Superiore 30 topa
20 klubet e U-17 Kategoria e Parë 30 topa
10 Skuadrat e futbollit të femrave 30 topa
6 skuadrat e U-15 rajonale 20 topa
6 skuadrat e U-17 rajonale 20 topa
ZYRAT RAJONALE – SHPËRNDARJA
40 skuadrat e U-7 10 topa
59 skuadrat e U-9 10 topa
125 skuadrat e U-11 10 topa
164 skuadrat e U-13 20 topa
136 skuadrat e U-15 20 topa
68 skuadrat e U-17 20 topa
34 skuadrat e U-19 20 topa

















