FSHF, Duka mbledh trajnerët e Kombëtareve - FSHF

FSHF, Duka mbledh trajnerët e Kombëtareve

Programi vjetor i të gjitha skuadrave të ekipeve kombëtare, si dhe kërkesat e gjithsecilit trajner për çdo gjë iu duhet në lidhje me ekipin që drejtojnë, ishin në qendër të takimit që Presidenti Duka realizoi me trajnerët e ekipeve kombëtare të të gjitha niveleve, që nga U-21 e deri te femrat. President Duka garantoi hapësirën e nevojshme dhe të domosdoshme për të gjithë trajnerët në rrafshin e punës së tyre gjatë gjithë vitit, si në aspektin e stafeve, vëzhgimit të lojtarëve, krijimit të kushteve të plota dhe të shpeshta për faza selektimi brenda dhe jashtë Shqipërisë, por të mirëpërcaktuara mbi bazën e një programi të detajuar që vetë trajnerët kanë tashmë të depozituar në Federatë. Po kështu, të gjithë teknikët e ekipeve kombëtare kanë të gjithë hapësirën e tyre nga ana e institucionit për vëzhgimin e lojtarëve që militojnë në skuadra të ndryshme në Europë dhe që ata mendojnë për të afruar kombëtaret respektive që drejtojnë. Ndërkaq priten konfirmimet përkatëse edhe për ndeshje miqësore që kanë planifikuar të zhvillojnë trainerët e skuadrava kombëtare të futbollit, dhe mbi bazën e të cilave do të planifikojnë edhe grumbullimet përkatëse. Trajneri i 21-vjeçarëve Alban Bushi pritet që brenda janarit të zhvillojë një fazë selektimi me një grup futbollistësh që ai menduar të shohë, si pjesë fillestare e punës me skuadrën e tij.


Duke kontrolluar karten...