Sot pasdite Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka i shoqeruar nga Presidenti i Shoqates se Arbitrave te Shqiperise Tahir Kastrati dhe Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Ilir Shulku kane shperndare stemat e reja te FIFA-s per arbitrat nderkombetare te Shqiperise.
Gjithcka ka ndodhur ne fund te Seminarit tre ditor zhvilluar ne Tirane me te gjithe arbitrat e vendit tone. Ky aktivitet eshte ndjekur nga afer edhe nga perfaqesuesi i UEFA-s dhe FIFA-s zoti Kyryos i cili vleresoi punen e bere me gjykimin ne Shqiperi.

















