FSHF dhe UEFA në "Elbasan Arena" - FSHF

FSHF dhe UEFA në “Elbasan Arena”

Grupi i punes i Federates Shqiptare të Futbollit, i drejtuar nga Presidenti Armand Duka, vazhdon punën e përditshme për monitorimin e grafikut të punimeve në Elbasan Arena. Sot, specialistë të FSHF të shoqëruar edhe nga ata të UEFA-s, kanë qënë në impiantin më të ri sportiv të vendit. Tribuna e shtypit, zona mix, salla e konferencave, tribuna VIP, hyrjet e emergjencës si edhe hyrjet për personat me aftësi të kufizuar, kanë qenë pjesë e monitorimit të specialisteve të FSHF dhe atyre të UEFA. Arritja e standarteve europiane në cilësinë e transmetimit televiziv ka qënë një nga pjesët më të rëndësishme të kontrollit dhe të detyrave që kanë lënë specialistet e fushës, në “Elbasan Arena”. Kontaktet e punonjësve të FSHF dhe firmës që po ndërton stadiumin do të vazhdojnë të jenë të përditshme. 


Duke kontrolluar karten...