FSHF dhe Coca-Cola edicionin e radhes per kupen "COCA-COLA CUP 2017" - FSHF

FSHF dhe Coca-Cola edicionin e radhes per kupen “COCA-COLA CUP 2017”

Si cdo edicion, edhe ketet vit FSHF dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria organizojne dhe startuan “Kupën Coca-Cola”, një kampionat futbolli, i cili përfshin nxënësit e shkollave 9-vjeçare të grupmoshave 12-15 vjec. Ky kampionat, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po zhvillohet gjatë muajve Mars-Prill, (aktualisht ka nisur) me bashkëpunimin dhe kooperimin kryesor të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky event përfshin gjashtë qytete në mbarë Shqipërinë, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Korça, ku të rinjtë dhe të rejat e 52 shkollave marrin pjesë në 66 ndeshje te planifikuara. Këtë vit, risia e sjellë në kampionat është përfshirja edhe e vajzave të apasionuara pas futbollit, të cilat kanë talent në sport dhe janë organizuar në ekipe ku do të luajnë me skuadrat kundërshtare të vajzave. “Kupa Coca-Cola“ është një platformë që promovon jetën aktive dhe mirëqenien tek të rinjtë. Ajo synon të bëhet turneu më i madh i futbollit për të rinjtë në vend. Një mënyrë jetese aktive luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor, kjo është arsyeja pse Coca-Cola Bottling Shqipëria synon që ky aktivitet të jetë pjesë e përvitshme e aktiviteteve sportive nëpër shkollat e Shqipërisë.Federata e Futbollit si perhere mbetet suporti kryesor per kete event mes shkollave te ndryshme duke vene ne levizje te plote te gjitha Zyrat Rajonale kombetare. “Kupa Coca-Cola” edhe në Shqipëri synon të jetë një shembull që frymëzon dhe motivon njerëzit për të qene fizikisht aktive. Jane zhvilluar deri tani 2 dite me ndeshje te ndryshme. Ne lajmet e tjera do ju njohim edhe me rezultatet.


Duke kontrolluar karten...