FSHF, deklaratë për ndeshjen Shqipëri – Serbi - FSHF

FSHF, deklaratë për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore te Kampionatit Europian France 2016, qe do te luhet ne Shqiperi, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë. Stadiumi “Elbasan Arena”, ka dhënë prova të sukseshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s, stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s, duke patur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen. Për këtë arësye, ajo vendosi që takmin Shqipëri – Serbi, ta organizojë në “Elbasan Arena”. Ndërkohë në muajin nëntor, FSHF, do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Ndërkohë Federata SHqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjensitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje.


Duke kontrolluar karten...