Federata Shqiptare e Futbollit, organizon sot në hotel Plaza ora 19:00 ceremoninë për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit kombëtar, Giovanni De Biasi. Do të jenë të ftuar personalitete nga fusha te ndryshme dhe trajneri do të dekorohet, duke marrë vlerësimet e duhura. FSHF mendoi për mbylljen, duke organizuar këtë ceremoni me trajnerin, ku bëri një rrugëtim të gjatë prej 5 vitesh e gjysëm dhe arritjen e objektivit madhor, pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian “France 2016”.

















