Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit se jane ende te disponueshme prane FSHF-se biletat per ndeshjen e rradhes te Kombetares Shqiptare “France – Shqiperi”, ndeshje miqesore Uefa ne turin e Eliminatoreve Euro 2016.
Biletat per tifozerine shqiptare jane te dy kategorive te ndryshme me cmimet respektive 15 euro dhe 65 euro.
Keto jane cmimet e vendosura nga Federata Franceze dhe FSHF nuk do te shtoje asnje kosto tjeter per tifozet shqiptare qe do te duan te marrin pjese ne kete event.
Keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne biletat vetem prane FSHF-se dhe ne asnje rast te mos paguajne asnje kosto ekstra per keto bileta, pasi cdo cmim tjeter do te ishte nje abuzim dhe shkelje ligjore per te cilin FSHF nuk mban asnje pergjegjesi.
Federata Shqiptare e Futbollit!

















