Flamurtari humbet 2-0 ndaj Otelul te Ploeshtit per ndeshjen e pare te turit te dyte te Europa League dhe ka pak shanse per te permbysur ne ndeshjen e kthimit. Pjesa e pare e ndeshjes, ka qene shume e ekuilibruar dhe Flamurtari mund dhe ti godiste rumunet, ne kundersulmete tij te shpejta ne dy tri mundesi qe ju krijuan. Edhe ne pjesen e dyte loja vazhdoi ne te njejtin ritem, deri ne minuten e 78 kur vlonjatet pesuan golin e pare. Me pas Flamurtari ka pesuar edhe golin e dyte, duke vulosur perfundimisht rezultatin e ndeshjes 2-0 dhe duke e bere me te veshtire takimin e kthimit ne Vlore.

















