Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë - FSHF

Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë

Flamurtari i Vlorës ka fituar Kupën e Shqipërisë të dielën pasdite, në edicionin e 62 të saj. Vlonjatët kanë mundur me rezultatin 1-0, ekipin e Kukësit. Goli është shënuar në minutën 44 nga Arbër Abilaliaj. Megjithë rastet e shumta për të dyja skuadrat, rezultati I takimit nuk ndryshoi deri në fund. Takimi është ndjekur nga sportdashës të shumtë të ardhur nga Vlora dhe Kukësi, të cilët i kanë dhënë një atmosferë festive finales në “Qemal Stafa”.

 

Në përfundim të takimit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve për të dy finalistët. Me entuziasmit të të pranishmëve në stadium, Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka, i ka dorëzuar kapitenit të Flamurtarit Franc Veliu Kupën e Shqipërisë. Është e katërta herë në 62 edicione, që Flamurtari fiton këtë trofe.


Duke kontrolluar karten...