Flamurtari 100 vjeç! FSHF vlerēson klubin legjendar tē futbollit shqiptar - FSHF

Flamurtari 100 vjeç! FSHF vlerēson klubin legjendar tē futbollit shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar historinë shekullore të klubit më të rëndësishëm të jugut të Shqipërisë, Flamurtarit. Në një aktivitet të zhvilluar të dielën , nē Pallatin e Sportit në Vlorē, pērfaqēsues tē institucionit tē futbollit, sollēn përshëndetjet mē të mira të drejtuesve të futbollit shqiptar, pēr historinë dhe arritjet e këtij klubi legjendar.

Më herët, u zhvillua një ndeshje miqësore mes veteranëve të Flamurtarit dhe një ekipi kombëtar miks. Pikërisht ditën e themelimit të këtij aseti të rëndësishëm të futbollit shqiptar, Presidenti Armand Duka, e përshëndeti dhe e uroji këtë përvjetor. Në emër tē FSHF, ai e vleresoi kontributin e Flamurtarit dhe të futbollistëve të tij. “FC Flamurtari mbush sot 100 vjeç! Një shekull histori e mbushur plot me momente magjike dhe emocione të mëdha. Vlora dhe gjithë Shqipëria krenohen me historinë e lavdishme të djemve kuqezi. Në këtë 100 vjetor kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’i përcjell urimet më të mira në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin tim personal. I urojmë klubit legjendar të futbollit shqiptar sa më shumë suksese dhe rezultate pozitive në këtë shekull të ri që po nisin sot!”.

Aktiviteti i organizuar nga Shoqata e Veteranëve te Flamurtarit, u ndoq me interes nga qindra qytetarë vlonjatē.