FK Shënkolli kurorëzon një sezon fantastik, shpallet kampion i “Abissnet Superiore U-15” - FSHF

FK Shënkolli kurorëzon një sezon fantastik, shpallet kampion i “Abissnet Superiore U-15”

FK Shënkolli ka kurorëzuar një sezon fantastik duke u shpallur kampion i kampionatit “Abissnet Superiore U-15” për sezonin 2025/2026.

Ekipi lezhjan e kishte siguruar matematikisht titullin disa javë para fundit, falë diferencës së krijuar ndaj ndjekësve, ndërsa në javën e fundit vulosi dominimin e tij me një fitore të thellë 6-0 ndaj Tiranës në kompleksin “Porto”.

Shënkolli e mbylli kampionatin në vendin e parë me 44 pikë të grumbulluara. Paraqitjet e qëndrueshme dhe ecuria pozitive gjatë gjithë edicionit e kthyen skuadrën në ekipin më dominant të këtij kampionati.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut për skuadrën kampione. Kupën e kampionit e dorëzoi ish-futbollisti i Besëlidhjes, Ridvan Kulli, i cili përgëzoi ekipin dhe stafin për suksesin e arritur.


Duke kontrolluar karten...