Dalin në shitje biletat për Finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana. Kjo finale do të zhvillohet në datën 31 maj ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit publikon çmimet e biletave për këtë ndeshje:
Tribuna VIP 3000 lekë
Tribuna B2, B3, B4,A3 2000 lekë
Tribuna A1,B1,A4,B5 1000 lekë
Tribuna E,F,D 500 lekë
Tribuna C1,C2,C3,G1,G2,G3 300 lekë
Biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit në Elbasan, pranë stadiumin “Selman Stermasi” Tiranë dhe pranë stadiumit në Korçë. Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët se ndarja e zonave të tifozerive do të jetë si mëposhtë:
Tifozeria e KF Skënderbeu do të vendoset në tribunat: A1 , A2, B1, B2 dhe G1, G2, G3
Tifozeria e KF Tirana do të vendoset në tribunat: A3, A4, B4,B5 dhe C1, C2 , C3