Finalja e Kupës së Shqipërise, biletat në shitje - FSHF

Finalja e Kupës së Shqipërise, biletat në shitje

Dalin në shitje biletat për Finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Tirana. Kjo finale do të zhvillohet në datën 31 maj ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Federata Shqiptare e Futbollit publikon çmimet e biletave për këtë ndeshje: 

Tribuna VIP                                         3000 lekë

Tribuna B2, B3, B4,A3                        2000 lekë

Tribuna A1,B1,A4,B5                          1000 lekë

Tribuna E,F,D                                      500 lekë

Tribuna C1,C2,C3,G1,G2,G3              300 lekë

Biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit në Elbasan, pranë stadiumin “Selman Stermasi” Tiranë dhe pranë stadiumit në Korçë. Gjithashtu, dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët se ndarja e zonave të tifozerive do të jetë si mëposhtë:

Tifozeria e KF Skënderbeu do të vendoset në tribunat: A1 , A2, B1, B2 dhe G1, G2, G3

Tifozeria e KF Tirana do të vendoset në tribunat: A3, A4, B4,B5 dhe  C1, C2 , C3