“Final 4”/ Partizani fiton finalen e vogël dhe e mbyll sezonin në vendin e tretë - FSHF

“Final 4”/ Partizani fiton finalen e vogël dhe e mbyll sezonin në vendin e tretë

Partizani ka fituar finalen e vogël të fazës “Final 4” për vendin e tretë në kampionatin “Abissnet Superiore”, duke mposhtur Dinamo City-n me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”.

Për të kuqtë shënuan Malaj dhe Gudjufi, ndërsa goli i vetëm për Dinamon u realizua nga Bregu.

Formacionet titullare të ndeshjes ishin:

Dinamo City: Sali; Loran, Hoxha, Aliji, Meksi, Dita, Maliqi, Vila, Bregu, Mandela, Zabërgja

Partizani: Tahri; Atanaskoski, Janjeva, Çipi, Osmanllari, Shanaj, Malaj, Jata, Gudjufi, Himallari, Vujnoviç

Dinamo City kaloi e para në avantazh me golin e Bregut në minutën e 16-të. Partizani reagoi dhe vendosi baraspeshën në minutën e 40-të me golin e Malajt, duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Sapo nisi pjesa e dytë, të kuqtë përmbysën rezultatin me golin e Gudjufit, që i dha fitoren Partizanit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Partizani e mbyll kampionatin “Abissnet Superiore” 2024-2025 në vendin e tretë, ndërsa Dinamo City renditet në të katërtin.

Finalja e madhe e kampionatit do të luhet të hënën, më 12 maj, në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00, mes Vllaznisë dhe Egnatias. Ky duel do të përcaktojë ekipin kampion të këtij sezoni.


Duke kontrolluar karten...