Final 4/ Egnatia kualifikohet në finale, përballet me Vllazninë më 12 maj për titullin kampion - FSHF

Final 4/ Egnatia kualifikohet në finale, përballet me Vllazninë më 12 maj për titullin kampion

Egnatia barazoi 0-0 me Partizanin në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe u kualifikua për finalen e madhe të 12 majit, ku do të përballet me Vllazninë për titullin kampion të “Abissnet Superiore” 2024-2025.

Sfida nuk prodhoi asnjë gol dhe rrogozhinasit siguruan finalen falë avantazhit si vendi i parë pas përfundimit të kampionatit të rregullt.

Ekipet e nisën me këto formacione:

Egnatia: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo.

Partizani: Qirko, Bytyçi, Preka, Domgjonaj, Buxhelaj, Sembene, Mehmeti, Kote, Keko, Bintsuka, Eleke.

Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por nuk u shënua asnjë gol. Edhe fraksioni i dytë nuk prodhoi gol, pavarësisht përpjekjeve dhe disa rasteve të mira të krijuara.

Finalja e madhe për titullin kampion, Vllaznia – Egnatia, do të luhet më 12 maj në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:00.

Ndërsa finalja e vogël për vendin e 3/4, Partizani – Dinamo City, do të zhvillohet më 9 maj.


Duke kontrolluar karten...