Fillon turneu i minifutbollit për shkollat 9-vjeçare të Qarkut Tiranë - FSHF

Fillon turneu i minifutbollit për shkollat 9-vjeçare të Qarkut Tiranë

Ka filluar ditën e sotme turneu i minifutbollit për shkollat 9-vjecare të Qarkut Tiranë, ku do të marrin pjesë plot 33 ekipe për djem dhe 10 ekipë për femrat. Turneu do të vijojë për 1 muaj me rradhë dhe do të përfundojë me datë 15 dhjetor. Grupet pjesëmarrëse janë ndarë në zonën lindore dhe zonën perëndimore, më poshtë do të njiheni me rezultatet e ditës së sotme dhe grupet përkatëse.