Fillon shitja e biletave sezonale - FSHF

Fillon shitja e biletave sezonale

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët shqiptarë, se ka nisur shitja e biletave sezonale, për të ndjekur ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet e ekipit përfaqësues për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, do të kenë mundësinë të zgjedhin një paketë me të gjitha ndeshjet eliminatore.

Kjo iniciativë e re e FSHF, sjell disa përfitime për tifozët e interesuar. Sepse garanton pjesëmarrjen në të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar për këto eliminatore. Së dyti, ofron një përfitim të rëndësishëm financiar për ata që do të prenotojnë, i cili është 15% e shumës. Për të prenotuar një biletë sezonale, tifozët mund të ndjekin adresën tu.