Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Izrael - FSHF

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Ka nisur shitja e biletave online për ndeshjen Shqipëri – Izrael, e cila do të luhet në datën 12 Nëntor, Ora 20:45 në Stadiumin” Loro Borici”, te qytetit te Shkodres.

Tashmë tifozët shqiptarë që duan të pajisen me bileta për sfiden e radhës  për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, e kanë këtë mundësi nëpërmjet websitit te FSHF-së . Në shitje do të jenë të gjitha tribunat e stadiumit.

Adresa ku mund t’i blini online është: bileta.fshf.org