Kanë nisur të shtunën në Vlorë dhe Fier, ndeshjet Eliminatore të Kampionatit Europian U-19 për femra, grupi 3. Organizatorë të aktivitetit, përveç UEFA-s janë edhe Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Klubet “Flamurtari” të Vlorës dhe “Apolonia” të Fierit. Në këtë grup, marrin pjesë katër skuadra Norvegjia, Skocia, Polonia dhe Shqipëria të cilat do të zhvillojnë gjashtë ndeshje.

Fillojnë ndeshjet e Euro U-19 për femra, humb Shqiperia
13/09/2014 3:24 PMSot, në ditën e pare, Norvegjia e konsideruar edhe favorite e grupit, ka fituar 3-0 kundër Polonisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” në orën 12.00. Ekipi ynë kombëtar i femrave U-19, në ditën e parë ka humbur thellë me rezultatin 8-0, ndaj një kundërshtari të fortë si Skocia. Pjesa e parë është mbyllur 3-0 për ekipin skocez. Në përfundim të ditës së parë, kryeson Skocia dhe Norvegjia me nga 3 pikë (me golaverazh më të mirë në vend të parë Skocia). Të dielën, është pushim. Ndeshjet rifillojnë të hënën sipas këtij kalendari:
Poloni – Skoci ora 12.00, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Ndërsa Shqipëria, do të luajë kundër Norvegjisë në orën 15.00 në stadiumin Flamurtari të Vlorës. Ndeshjet e treta do të zhvillohen ditën e enjte më datë 18 shtator.
















