FIFA: Taulant Seferi mund të luajë për Shqipërinë - FSHF

FIFA: Taulant Seferi mund të luajë për Shqipërinë

Taulant Seferi, futbollisti shqiptaro-maqedonas që së fundmi është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave në Maqedoni mund të luajë për Shqipërinë. Edhe për Seferin, pas kërkesës së vetë futbollistit dhe FSHF-së, drejtuar FIFA Players Status Department (Departamenti i Statusit të Lojtarit) është dhënë miratimi që Taulant Seferi të luajë për përfaqësuesen kuqezi. Edhe futbollisti Seferi, ashtu edhe si Elvir Maloku një ditë më parë, janë vënë menjëherë në dispozicion të ekipit kombëtar U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi. U21 do të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare për Eliminatoret e Europianit më 12 qershor ora 20:00 ndaj Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”.