FIFA: 3 takimet ne "Qemal Stafa" - FSHF

FIFA: 3 takimet ne “Qemal Stafa”

I derguari i FIFA-s per licensimin e stadiumeve ne Shqiperi belgu Jean Francois Crucke ka deklaruar se stadiumi Kombetar “Qemal Stafa” do te jete i gatshem per te pritur ndeshjet nderkombetare edhe ne fillim sezonin e eliminatoreve te Kampionatit Boteror Brazil 2014.

Ai ka vizituar edhe stadiumet e Koreces, Durresit dhe Shkodres. Per te tre stadiumet e ketyre qyteteve ai ka relatuar se duhet te behen disa nderhyrje emergjente ne permiresimin e infrastruktures se tyre per te perballuar takimet nderkombetare dhe vecanerisht turin e pare eliminator te Kuave te Europes.

I derguari i FIFA-s per pjesen me te rendesishme stadiumin Kombetar “Qemal Stafa” nen kujdein e Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit zotit Armand Duka ka takuar edhe Kryetarin e Bashkise se Tiranes zotin Lulzim Basha. Ne kete takim ka qene angazhimi i perbashket per te permbushur nderhyrjet emergjente sidomos pas punimeve qe kane nisur per parkingun nentokesor shume prane tribunes qendrore.