Fier, zhvillohet Kupa “Kleanthi Pogaçe” - FSHF

Fier, zhvillohet Kupa “Kleanthi Pogaçe”

Është zhvilluar në Fier, në ambientet e Klubit të Futbollit “Apolonia”, Kupa “Kleanthi Pogaçe”, në kujtim të ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit të njohur fierak të viteve 1960-85. Ky aktivitet, është organizuar nga ana Zyra Rajonale e FSHF në Fier, Bashkia e qytetit dhe KF “Apolonia”.

 

Fjalën e rastit e mbajti, ish-gjyqtari i kolegjiumit të Fierit, Stavri Papa. Ai vlerësoi figurën e Kleanthi Pogaçes si futbollist e gjyqtar si dhe kontributin e tij, në zhvillimin e këtij sporti në Fier. Në emër të familjes falenderoi vëllai, Alqi Pogaçe, i cili e konsideroi organizimin e këtij aktiviteti si një vlerësim për figurën e vëllait të tij. Më pas u zhvilluan ndeshjet për moshat U-11 dhe U-13, ku të dyja Kupat u fituan nga e ekipet e klubit “Fari” të Tiranës me trajnerë Blerim Shehun dhe Armand Damon.

 

Në këtë aktivitet, përveç familjarëve, ish-futbollistëve dhe gjyqtarëve, miqve dhe dashamirësve të shumtë ishin të pranishëm N/ Kryetari i Bashkisë së Fierit Florian Muçaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF Tahir Kastrati etj.


Duke kontrolluar karten...