Fier, zhvillohet kampionati i shkollave fillore - FSHF

Fier, zhvillohet kampionati i shkollave fillore

Zyra Rajonale Fier, ne bashkepunim me Bashkine e këtij qyteti, Drejtorinë Arsimore Rajonale, QKF-Fier, organizon në kompleksin “Tea & Co” kampionatin e shkollave fillore të qytetit.

Marrin pjesë 12 shkolla të ndara në 4 grupe, me ekipe si për djem dhe për vajza me femijë të datëlindjes 2007-2008-2009, të cilat zhvillojnë ndeshje me sistem rrethi me një takim. Ekipet e para të çdo grupi do të ndeshen në 1/2 finale.

Aktivitetin e ndoqën nga afër, ish traineri i Apolonise Vangjel Capo,një nga specialistët më të njohur të futbollit që qytetin e Fierit, si edhe traineret e moshave Agron Bashalliu, Endri Yzeiri dhe Elis Kokalari.

Aktiviteti është shoqëruar edhe nga biseda me specialistët për rëndësinë e ushtrimit me sport, e veçanerisht me futboll. Këto ndeshje dhe ky aktivitet, realizuan qellimin e tyre për zgjimin e pasionit tek femijet, per lojen e bukur te futbollit si dhe fillimit te stervitjes se organizuar në një moshe sa më të vogël.


Duke kontrolluar karten...