Kombëtarja shqiptare e femrave, ka humbur në ndeshjen e saj të parë për eliminatoret e Kampionatit Europian, 1-4 kundër Greqisë në stadiumin “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit. Ndeshja e nisur në orën 14.00, ka shkuar jo mirë për skuadrën tonë kombëtare. Vajzat e drejtuara nga trajneri Altin Rraklli, janë gjendur në disavantazh, pas golit të shënuar nga Zani për Greqinë, në minutën e 14. Kurbogaj, barazon për Shqipërinë në minutën e 23 dhe dukej sikur vendaset po e barazpeshonin ndeshjen. Por vetëm katër minuta më pas, Kydonaki, shënon edhe golin e dytë, duke përsëritur avantazhin për greket. Dhjetë minuta më pas, kombëtarja greke shënon edhe golin e tretë me autore Sidiran. Me këtë rezultat përfundon edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesen e dytë,ekipi grek e thelloi avantazhin duke shenuar nje tjeter gol me autore Markou. Ekipi shqiptar, i cili bën pjesë grupin e tretë eliminator së bashku me Francën, Rumaninë, Greqinë dhe Ukrainën, do luajë pas pak ditëve një tjetër ndeshje në Bukuresht kundër Rumanisë.

















