“Ferronikeli” fitues i Kupës “Pavarësia 2014” - FSHF

“Ferronikeli” fitues i Kupës “Pavarësia 2014”

 

“Ferronikeli” i Kosovës është shpallur fitues i Kupës “Pavarësia 2014”, zhvilluar të premten në stadiumin Flamurtari të Qytetit të Vlorës. Ajo ka mundur në finale ekipin e Shkëndisë së Tetovës me rezultatin 1-0.

Më parë, ishin ndeshur dy çiftet gjysëmfinaliste sipas shortit që u hodh të enjten në mbrëmje. Sipas tij; Flamurtari i Vlorës dhe Shkëndija e Tetovës u ndeshën në orën 12.00. Ndeshja përfundoi 1-0 për skuadrën e ardhur nga Tetova. Në ndeshjen e çiftit tjetër Llamkos-Ferronikeli luajtur në orën 13.00, gjithçka përfundoi në barazim dhe për të përcaktuar finalisten u deshën goditjen e 11-metërshave, ku vlen të përmendet portieri i Ferroikelit që priti 3 penallti.

Në ndeshjen finale, “Ferronikeli” ka mundur 1-0 “Shkëndinë” e Tetovës dhe është shpallur fitues i aktivitetit.

Për të dorëzuar trofetë, kanë qenë të pranishëm Zv/Presidenti i FSHF, Edvin Libohova dhe Zv/ Presidenti i FFK, Agim Ademi. Çmimin “Fair Play”, e meritoi ekipi i “Flamurtarit” të Vlorës. “Lojtari më i mirë i Turneut” u shpall portieri i “Ferronikelit” Granit Kolshi. Ekipi i “Shkëndisë” së Tetovës meritoi medaljet e vendit të dytë. Ndërsa “Ferronikeli” i Kosovës u nderua me medaljet e vendit të parë dhe me Kupën e aktivitetit.

 


Duke kontrolluar karten...