Femrat U19/ Shqipëria turne në Mal të Zi - FSHF

Femrat U19/ Shqipëria turne në Mal të Zi

Përfaqësuesja e femrave U19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të zhvillojë një turne në Malin e Zi, në datat 18-22 qershor 2017. Në këtë turne do të marrin pjesë Mali i Zi, Kroacia, Bosnje & Hercegovina me përfaqësueset e tyre U15, Shqipëria duke mos pasur një ekip kombëtar të kësaj moshe ka grumbulluar vajzat e datëlindjes 2001-2003. Këto ndeshje do ti shërbejne kombëtares U19 për vijimësinë dhe trajnerit për tu njohur me gjendjen e futbollisteve. 

Programi i turneut:

Dita e pare – 18 qershor,  mbërritja e ekipeve

Dita e dyte – 19 qershor, Mali i Zi – Shqipëria ora 10:00  “Kompleksi i ekipeve kombëtare të Malit të Zi”

Dita e trete – 20 qershor, Kroaci – Shqipëri ora 10:00 “Kompleksi i ekipeve kombëtare të Malit të Zi”

Dita e katert – 21 qershor, pushim

Dita e peste – 22 qershor ora 10:00 Bosnje & Hercegovinë – Shqipëri ora 10:00 stadiumi “FC Kom” Podgoricë

Kjo është lista e futbollisteve të kombetares U19, grumbulluar për këtë turne:

lista u19 femrat

 


Duke kontrolluar karten...