Të shtunën në orën 14.00 në “Elbasan Arena” skuadra kombëtare e futbollit të femrave luan sfidën e dytë zyrtare me përfaqësuesen e Maltës, teksa në Tiranë Kosova do të përballet me Greqinë. Trajneri Grima deklaroi që në këtë ndeshje pritet që të bëjë një ndryshim në formacionin e tij në raport me lojtaret që hodhi në fushë në ndeshjen me Kosovën. Disa futbolliste konfirmohen teksa parashikohet një komportim tjetër taktik me disa titullare të tjera. Objektivi mbetet maksimal, ai për kualifikim në një kohë që duhet me patjetër të mos bëhet hap falls me Maltën, një kundërshtare e cila në takimin e parë humbi 0-1 me Greqinë. Klima në skuadër është e shkëlqyer dhe të gjithë kërkojnë me shumë insistim kualifikimin. Ekipi me Grimën dhe Sinanin kanë vazhduar seancat stërvitore edhe sot, në vigjilje të provës së dytë zyrtare.
Hyrja në stadium do të jetë FALAS, dhe kështu të gjithë janë të ftuar të ndjekin dhe të mbështesin skuadrën kombëtare të femrave në futbollit, për të qenë si përherë një lojtar më shumë drejt një fitore të mundshme, pasi kualifikimi mbetet objektiv primar. Një sfidë shumë e renëdësishme kjo e së shtunës me Maltën dhe kërkon edhe një mbështetje sa më të madhe nga tifozët e moshave të ndryshme. Hyrja do të jetë FALAS në të gjitha takimet që do të luhen në këtë grup.

















