Femrat/ Shqipëria luan ndeshjen e parë të eliminatoreve EURO 2021 ndaj Finlandës - FSHF

Femrat/ Shqipëria luan ndeshjen e parë të eliminatoreve EURO 2021 ndaj Finlandës

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare të kualifikueseve të EURO 2021 ndaj Finlandës. Kjo përballje u zhvillua sot në orën 17:30 në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshja e planifikuar në orën 17:00, ka filluar 30 minuta më vonesë për shkak të reshjeve të dendura, dhe u mbyll me fitoren e skandinavëve 3-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-3 për skuadrën e Finlandës, e cila ka shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara. Edhe ne fraksionin e dytë të lojës, është ruajtur i njëjti rezultat ndonëse të dy dyja skuadrat kanë tentuar në disa raste të shënojnë.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Viona Rexhepi, Albina Rrahmani (C), Arbiona Bajraktari (’90 Alma Hila), Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Geldona Morina, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi, Luçije Gjini (’88 Arbenita Curraj), Kristina Maksuti, Ezmiralda Franja.


Duke kontrolluar karten...