Femrat, kombëtarja humbet miqësoren ndaj Sllovenisë - FSHF

Femrat, kombëtarja humbet miqësoren ndaj Sllovenisë

Kombëtarja e femrave e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka humbur 0-2 ndaj Sllovenisë, në ndeshjen e parë miqësore që u luajt në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Futbollistet e përfaqësueses kuqezi nuk kanë mundur të marrin një rezultat pozitiv përballë një kundërshtari më me shumë cilësi. Sllovenet shënuan golin e parë në fundin e pjesës së parë, me penallti me anë te Zver dhe golin e dytë e realizuan në minutën e 67 me anë të Krajlit. Në fund të ndeshjes kemi humbur një rast të shkëlqyer për të shënuar, ku kapitenia e ekipit Rrahmani, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë në datën 9 qershor në stadiumin “Selman Stermasi” ora 10:00, ku hyrja sërisht do të jetë FALAS.