Femrat A, humbasin thellë në Hungari - FSHF

Femrat A, humbasin thellë në Hungari

Ka humbur, në debutimin e tij, si trajner i kombëtares A të femrave tekniku Armir Grima. Në përballjen e zhvilluar sot në drekë në Budapest, vajzat kuqezi në një formacion eksperimental, janë përballur me homologet vendase. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 6-0 për vendaset. Ato kanë qenë superiore që në fillim të ndeshjes, duke shënuar katër gola në portën shqiptare që në pjesën e parë. Pavarësisht, rezistencës së skuadrës kuqezi, hungarezet kanë shënuar edhe dy gola të tjerë në portën tonë, në pjesën e dytë, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të ndeshjes në shfirat e thella 6-0. Ky ishte eksperimenti i parë që trajneri Grima dhe stafi i tij zhvilluan me skuadrën kombëtare A, të cilën ka vetëm disa ditë që e e morën për ta drejtuar.


Duke kontrolluar karten...