Shqipëria U-19 për femra po përgatitet për fushatën eliminatore të Kampionatit Europian te Futbollit. Ekipi i femrave i drejtuar nga trajneri Nevil Dede është grumbulluar sot në Resortin Tropikal në Durrës për të nisur përgatitjet për sfidat zyrtare. Shqipëria U-19 femra do të jetë në të njëjtin grup me Austrinë, Skocinë, Ukrainën. Bien në sy fakti se edhe në edicionin e kaluar Shqipëria ka qenë në të njëjtin grup eliminatore me skuadrën skoceze. Kombëtarja shqiptare do të niset për në Austri më datë 14 shtator. Ndërkohë kalendari I ndeshjeve të saj është si më poshtë:
Dita e parë, 15.09.2015 Austri-Shqipëri ora 18.00
Dita e dytë, 17.09.2015 Skoci-Shqipëri ora 11.00
Dita e tretë, 20.09.2015 Shqipëri-Ukraine ora 17.00.
Pas kësaj faze në grup kualifikohen dy skuadra. Ja, cilat janë futbollistet që trajneri Nevil Dede ka zgjedhur për këtë fushatë eliminiatore:

















