Sot ne mbremje ne stadiumin “Loni Papuciu” te qytetit te Fierit eshte zhvilluar ne kuader te eliminatoreve te Kampionatit Boteror per femra, ndeshja Shqiperi-Portugali. Ne 45 minutat e para skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ka zhvilluar nje loje shume te mire dhe me fantazi duke krijuar shume raste shenimi ne porten portugeze. Mungesa e eksperiences dhe qetesia perpara portes nuk kane bere te mundur shenimin e golit te shumepritur. Tabloja ne pjesen e dyte ishte teresisht e ndryshme sepse futbollistet e kombetares sone shfaqen shenja lodhjeje duke krijuar hapesira per kundershtaret nga Portugalia, te cilat shenuan 3 gola.

















