Federata Shqiptare e Futbollit ka inaguruar zyren rajonale ne qytetin e Shkodres - FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka inaguruar zyren rajonale ne qytetin e Shkodres

Pas asaj qe u hap muajin e kaluar ne Durres kjo ne Shkoder eshte e dyta ne radhen e 6 zyrave rajonale te FSHF-se. Kete zyre do ta drejtoje nje nga emrat e njohur te futbollit te Vllaznise dhe skuadres perfaqesuese , mjeshtri Hysen Zmijani. 
 
Ne kete qender e cila ndodhet ne stadiumin Loro Borici do te kryehen  e organizohen seleksionime, federime, aktivitete e turne te shumte futbollistike nga ku do te dalin talentet dhe futbollistet e te ardhmes.