Federata e Futbollit të Serbisë i përgjigjet kërkesës së Federatës Shqiptare të futbollit në lidhje me praninë në ndeshjen e 14 tetorit në Beograd, të tifozerisë shqiptare. Në letrën drejtuar FSHF, autoritetet e futbollit të Serbisë, bëjnë të ditur se janë të gatshëm të ofrojnë sasinë prej 1.000 biletash.
Ata kërkojnë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe tifozët shqiptarë, që të plotësojë disa kërkesa që lidhen me sigurinë në stadium:
Së pari, biletat do të jenë të nominuara. Pra ato do tëshoqërohen me një formular ku çdo person që do të pajiset e me to, duhet të vendosë emrin, mbiemrin, nr e pasaportës etj. Këto të dhëna do të pranohen nga dokumenti (pasaportë, kartë identiteti) i lëshuar nga autoritetet e shtetit shqiptar. Mbajtësi i biletës duhet të jetë shqiptar me banim (rezidencë) në territorin shqiptar.
Së dyti, asnjë person që mban biletë me emër tjetër, është i pa pajisur me biletë apo është sinjalizuar tek autoritetet serbe, nuk lejohet të kalojë kufirin.
Së treti, lista e personave të pajisur me biletë, duhet ti deklarohet Federatës së Futbollit të Serbisë brenda datës 10 tetor.
Së katërti, tifozët shqiptarë, për arsye sigurie, do ti nënshtrohen edhe kontrolleve të tjera me mbërritjen e tyre në stadium në sektorin e “Tifozerisë Mike”, perfundon pergjigja e Federates Serbe te Futbollit.

















